Kovaçevski dhe Dimitrievski dolën kundër mënyrës së manifestimit në Tetovë për Albin Kurtin

Shfaqja e flamujve të cilët nuk janë shtetëror është në kundërsthim me protokollet dhe ligjet për organizimin e ngjarjeve në prezencë të shtetarëve të vendeve të huaja. Lloji i ikonografisë i vërejtur në ngjarjen në Tetovë në prezencën e përfaqësuesit të lartë të një shteti të huaj është joadekuate dhe e papranueshme në një vend anëtar të OKB-së dhe vend anëtar të NATO-s dhe në atë drejtim ju informojmë se, SPB Tetovë ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjes së plotë të rastit, reaguan nga kabineti i kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pasi mbrëmë në sheshin në Tetovë, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës Bilall Kasami organizoi manifestim të madh, në të cilin  u valëvit një flamur me hartën e Shqipërisë së madhe. Në tubim, u valëvitën edhe një numër i madh i flamujve shqiptar, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i kryeministrit informuan se gjatë ditës kanë kontaktuar ambasadorin e Kovës në RMV, në lidhje me ikonografinë e përmendur.

Nga kabineti i kryeministrit, kanë dënuar edhe faktin që në ngjarjen e organizuar në territorin e RMV-së, nuk është intonuar himni shtetëror i Maqedonisë dhe nuk është shfaqur flamuri shtetëror maqedonas.

“Theksojmë se, të gjithë shtetet e rajonit, të cilët duan që i njëjti të jetë prosperues, me ekonomi të zhvilluar dhe i integruar në Bashkimin Evropian dhe të cilët duan të ndërtojnë raporte miqësore me fqinjët e tyre, duhet që me të gjitha veprimet e tyre t’i thellojnë miqësitë edhe mes shteteve edhe mes qytetarëve dhe të insistojnë në respektimin, para së gjithash, të simboleve shtetëror si dhe të specifikave multikulturore të çdo shteti të rajonit. Republika e Maqedonisë së Veriut është si shoqëri multikulturore dhe multietnike funksionale ndërton raporte të mira fqinjësore me gjithë fqinjët e saj, të bazuara në respektimin dhe bashkëpunim, i cili duhet të kontribuojë drejt zhvillimit të mëtejmë edhe të vendit edhe të rajonit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Kovaçevskit.

Po ashtu, edhe pse vetëqeverisja lokale në RMV ka liri të plotë në sjelljen e vendimeve që kanë të bëjnë me komunat, megjthatë, kabineti i kryeministrit thekson se, nuk pajtohet me riemërimin e rrugës e cila e mban emrin “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Në lidhje me riemërimin e rrugës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili po ashtu dënoi vendimin e ndërrimit të emrit të kësaj rruge.

“Një pyetje publike për udhëheqësinë dhe ish bashkëpartiake e mi: A për këtë bashkëjetesë dhe respetim të përbashkët kemi luftuar nën parullën Një shoqëri për të gjithë!? Si ndjeheni sot kur kujtimet e gjyshërve dhe gjysheve tona të rënë, partizantë, antifashistë nga të gjithë popujt e Maqedonisë në atë kohë, fshihen dhe ndërrohen me emra të luftëtarëve për kauza nacionalishte. Është dita e dytë që heshtni ndërsa heshtja në këtë rast është më shumë se turp”, ka shkruar Dimitrievski në Facebook.

Kujtojmë se, dje me prezencën edhe të kryemistrit të Kosovës, Albin Kurti, u bë promovimi i riemërimit të rrugës në Komunën e Çairit.

Brigada e dytë maqedonase me përbërje multietnike ka qenë një ndër forcat partizane në Maqedoni e cila luftoi me sukses me okupatorin fashist bullgar, si dhe forcat fashiste në territorin e Jugosllavisë. Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë në vitin 2018, ka qenë disident, gazetar, shkrimtar dhe politikan, i cili luftoi për pavarësinë e Kosovës, ndërsa në rrugën e riemëruar në Çair ka jetuar për kohë të shkurtër.