Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara tash e katër muaj, alarmoi BFI-ja

Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut sot ka mbajtur takim me imamët e qytetit të Tetovës ku ka theksuar që zyrat e Myftinisë së Tetovës akoma janë të uzurpuara, transmeton Portalb.mk.

“U bisedua mbi aktivitetet e Ramazani dhe Haxhit si dhe për problemin e mos pranim dorëzimin e objektit dhe zyrave të Myftinisë të uzurpuara tash katër muaj nga ish Myftiu Z. Qani Nesimi”, njoftoi BFI-ja.

Raportohet që në këtë takimin morën pjesë mbi 100 imamë të Tetovës dhe ushtrues i i detyrës Myfti i Tetovës, Selver Xhemaili.

“Të gjithë njëzëri mbetën të bindur se do të mbisundojë vetëdija e lartë te ata që po e mbajnë peng Myftininë dhe t’i kthehen normalitetit duke mos i bërë dëm askujt”, deklarojnë nga BFI-ja, duke kërkuara nga të tjerët të mos bëjnë veprime joinstitucionale.

Rijaseti i BFI-së më 8 nëntor të vitit 2023, i shkarkoi myftinjtë e Tetovës dhe Strugës dhe këtë vendim e bëri publik në Facebook. Pas kësaj, myftinitë vendimin e cilësuan jolegjitim sepse, sipas tyre. Muftiu i Strugës pavarësisht kundërshtimit, e dorëzoi postin, ndërkaq muftiu i Tetovës vazhdoi refuzimin.

Një ditë pas shkarkimit të myftiut të Tetovës, Qani Nesimi, Myftinia e Tetovës, ka mbajtur mbledhje në të cilën ka miratuar vendim, me të cilin shkarkimin e ka shpallur jolegjitim dhe jolegal. Emërimin e Selver Xhemailit për u.d. myfti të Tetovës, Selver Xhemaili, i cili paraprakisht ka qenë drejtor i Sektorit të Diasporës në BFI, Nesimi e quajti të “dhunshëm”. Ai porositi që të “respektohet kushtetutshmëria dhe me këtë do të ruhet edhe uniteti në BFI”.