Mbi një mijë të punësuarit me kontratë në shëndetësi, nuk do të mund të marrin vendime para zgjedhjeve, sqaroi ministri

Është finalizuar dje, të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë në sektorin e shëndetësisë, kemi marrë leje nga Ministria e Financave, do të vazhdojnë me kontratë në vepër. Pas zgjedhjeve, janë siguruar mjete nga Ministria e Financave, do të fillohet me hapjen e konkurseve, që të mos shkelen rregullat ligjore dhe të njëjtët do të punësohen. Për këtë sot pasdite informoi ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, raporton MIA.

“Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata, të cilët me vite të tëra kontribuojnë në sistemin shëndetësor pa sigurim pensional”, theksoi Demiri.

Ai u pyet si e sheh procedurën për 1.117 punësimet në shëndetësi.

“Nëse dikush mund të mburret për një arritje, kjo qeveri mund të lavdërohet, duke ofruar mbështetjen e duhur dhe financiare për punësimin e rreth 1.000 punonjësve shëndetësorë, të cilët në një farë mënyre, në periudhën e kaluar, ishin të pafavorizuar nga kontratat në vepër. Ka rregulla dhe rregullore në vend. Konkretisht është shpallur konkurs në spitalin e Tetovës, por ai konkurs është në pritje, tani jemi në kohë parazgjedhore dhe nuk do të shkelim rregullat ligjore të vendosura nga shteti. Është finalizuar dje, të gjithë punëtorët shëndetësorë që punojnë në sektorin e shëndetësisë, kemi marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, do të vazhdojnë me kontratë në vepër. Pas zgjedhjeve janë siguruar mjete nga Ministria e Financave, do të fillojë hapja e konkurseve për të mos shkelur rregullat ligjore dhe të njëjtët do të punësohen”, nënvizoi Demiri.

Siç informoi ai, kontratat janë vazhduar në nivel shtetëror, konkurset stopohen. Pas zgjedhjeve, siç theksoi ai, do të hapen konkurse dhe do të veprohet me dispozita ligjore.

“Nuk e di sa do të kemi kohë dhe çka do të bëj, por, në diçka ju siguroj, se Ministria e Shëndetësisë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë dhe rregullat ligjore do të respektohen maksimalisht. Pas zgjedhjeve, ai që do ta udhëheqë Ministrinë, ai do të krijojë politikë për zhvillim”, shtoi Demiri.

Ai tha se është dita e tretë që kur e kryen funksionin ministër i shëndetësisë dhe “të gjitha projektet që bazohen në fakte dhe studime dhe që duhet të vazhdohen, të gjitha projektet do të vazhdohen”. Ai është edhe qëllimi i pranimit të këtij posti, deklaroi ai, që të mos ketë ndërprerje dhe të ketë vazhdimësi në sistemin shëndetësor.

Demiri ishte pyetur se pse nuk e ka nënshkruar aneksin e marrëveshjes kolektive.

“Do të më duhet t’ju përgjigjem ashtu siç është. Jam takuar me përfaqësuesit e sindikatës, ka pasur një promovim për rritje të pagave, por nuk ka pasur procedurë për mbështetje financiare dhe sigurimin e mjeteve nga buxheti, ka qenë më shumë si premtim dhe nuk është përmbushur kriteri. Ne mbetemi të detyruar, qoftë unë apo ministri i ardhshëm, ajo kontratë duhet të kalojë në procedurë, Ministria e Financave të sigurojë ndërtimin financiar dhe të nënshkruhet pas zgjedhjeve. Punëtorët e shëndetësisë, sindikata është njoftuar se nuk është kryer procedura për sigurimin e mjeteve”, sqaroi Demiri.

Në lidhje me konkursin për punësim në spitalin e Gostivarit, Demiri tha se ka pasur reagime, por, ai, siç theksoi, e respekton prezumimin e pafajësisë.

“Unë tashmë përcaktova komision që të shkojë në spitalin e Gostivarit të kontrollohet dhe nëse ka parregullsi, do të veprohet sipas rregullave ligjore. Askush në shtet nuk është mbi ligjin, ai është qëndrimi im”, tha Demiri.

Ndryshe, deri më tani vetëm në dy institucione shëndetësore kanë publikuar shpallje për transformimin e marrëdhënies së punës. Nga fundi i vitit të kaluar, autoritetet ekonomike njoftuan se ky problem me profesionistët e lirë do të zgjidhej përgjithmonë dhe premtuan punësim të përhershëm për mbi dy mijë punëtorë shëndetësorë. Sindikata e Klinikës dhe asaj Profesionale ka kërkuar edhe nga Qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut që të shndërron kontratat e punës nga afati i caktuar në afat të pacaktuar.

Mjekët edhe para disa muajve kishin reaguar në lidhje me statutin e tyre të punësimit përmes kontratës, ndërkohë kishte edhe kërkesa për rritjen e rrogës për 30 përqind.