Zjarret në Kanada shkakttuan evakuimin e 13 mijë banorëve

Temperaturat e nxehta dhe erërat kanë ndihmuar përhapjen e 78 zjarreve në Kanada, ndërsa që nga e premtja, janë evakuuar më shumë se 13 mijë banorë në provincën Alberta, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Lajmet mund të përkeqësohen pasi provinca është një “kuti ashklash”, tha menaxheri i “Alberta Wildfire Information”, Christie Tucker.

“Ne presim mot shumë të ngrohtë dhe erëra jashtëzakonisht të forta, veçanërisht në gjysmën veriore të provincës”, tha Tucker në një konferencë shtypi.

“Kjo nuk është gjë e mirë për aktivitetin e zjarrit që tenton të shkaktojë zjarre shumë aktive dhe njerëzit tanë në terren do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sigurinë e tyre dhe sigurisht sigurinë e komuniteteve që ata po mbrojnë”, shtoi ai.

Rreth 80 zjarrfikës janë planifikuar të mbërrijnë sot nga Ontario dhe Quebec për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, 19 prej të cilëve janë jashtë kontrollit.

Qeveria federale tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje, nëse kërkohet.

“Megjithëse nuk kemi marrë një kërkesë për ndihmë federale nga Qeveria e Albertës, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim nëse kërkohet ndihmë ose burime federale”, tha zyra e Ministrit të Sigurisë Bill Blair në një deklaratë për Global News.

Deri më sot nuk ka pasur raportime për viktima.