UNSHM me propozime për parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve në shkolla

Policia të forcojë sigurinë e shkollave deri në fund të vitit shkollor, zyrat e pedagogëve të shkollave të jenë të hapura për nxënësit për takime sy më sy, pushimet verore të përdoren për hartimin e një protokolli për një model të ri pune për shërbimet profesionale dhe trajnimin e bashkëpunëtorëve dhe hapjen e linjave dhe profileve të informacionit falas në rrjetet sociale ku nxënësit e shkollave të mesme mund të raportojnë dhunën e bashkëmoshatarëve. Këto janë katër propozimet konkrete që Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ia ka përcjellë dje ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqirit në konsultimet, të cilat pasojnë masakrën e përgjakshme në një shkollë në Serbi, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi i UNSHM-së është se është e nevojshme të veprohet shpejt dhe me efikasitet për të parandaluar dhe shmangur efektet negative dhe në të njëjtën kohë masat e zbatuara duhet të japin rezultate konkrete dhe të dukshme në terren”, thanë nga UNSHM-ja.

Për këtë arsye kryetari i Sindikatës, Luka Paviçeviq, në konsultim i paraqiti katër propozimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për zbulimin dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve në shkolla. Ata shtojnë se një ndryshim i tillë në mesin e psikologëve të shkollave do të kërkojë trajnim dhe rikualifikim për shërbime profesionale dhe mendojnë se ato duhet të zbatohen sa më shpejt.

Nga atje shtuan se mirëpritën vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për hapjen e adresave elektronike [email protected] dhe [email protected] për raportimin e dhunës nga bashkëmoshatarët, por sugjeruan që të shqyrtohet hapja e linjës telefonike falas dhe profileve në rrjetet sociale, në mënyrë që kjo mundësi të jetë më afër grupit të synuar – nxënësve të shkollave të mesme dhe nxënëseve në përgjithësi.

Në më pak se 48 orë në Serbi ndodhën dy vrasje masive. E para ka ndodhur më 3 maj në një shkollë fillore në lagjen Vraçar të Beogradit, kur një nxënës 13-vjeçar i asaj shkolle vrau me armë nëntë persona, tetë prej të cilëve fëmijë dhe një i rritur. Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar edhe gjashtë nxënës dhe një mësues. Vrasja e dytë masive ndodhi më 4 maj në afërsi të Mlladenovcit. Të paktën tetë persona vdiqën në sulm dhe 14 u plagosën. Sulmuesi i dyshuar, 21-vjeçari Uros B. u arrestua herët në mëngjesin e sotëm pas një kontrolli të gjerë nga pjesëtarët e Ministrisë.