Zjarr në ish fabrikën OHIS, është djegur një oxhak dhe një tavolinë

Nga Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftuan se në ish fabrikën e OHIS-it në Shkup pati zjarr. Zjarri përfshiu një oxhak dhe një tavolinë druri në një nga ambientet e fabrikës, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nga QMK thonë se denoncimin për zjarrin e kanë marrë përmes numrit të telefonit të urgjencës 112.

“Nga E-112 në QMK është marrë njoftim për zjarr në ish-Fabrikën OHIS, ku në një nga objektet e saj është djegur një oxhak dhe një tavolinë prej druri. Është njoftuar Brigada zjarrfikëse e qytetit të Shkupit”, thonë nga QMK.