Zgjedhjet në Bervenicë, 112 qytetarë votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të komunës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme në komunën e Bërvenicës, sot ka mundësuar votimin e qytetarëve që gjenden në burg ose janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Sot votuan 112 qytetar, nga 116 qytetarë sa kishin të drejtë vote, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave që janë dorëzuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nga gjithsej 9 persona të lajmëruar për votim në institucionet ndëshkimore përmirësuese gjithsej kanë votuar 8 persona. Nga gjithsej 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm me të drejtë vote, të drejtën e votës e kanë realizuar 104 persona”, raportoi Komisioni.

Komisioni vlerësoi që votimi i sotëm u zhvillua pa probleme, ndërsa nesër prej orës 07:00 e deri në ora 19:00 do të realizohet votimi për shumicën e qytetarëve. Në periudhë të njëjtë do të jetë hapur edhe zyra e Avokatit të Popullit për paraqitjen e probleme në lidhje me votimin.

Nesër (1 nëntor) do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ku për  të parin e Komunës do të garojnë Stojanço Radiçevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë u mbajtën pasi më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare, ndërroi jetë kryetari i atëhershëm i komunës, Jovica Ilievski.