VLEN e publikoi listën e kandidatëve për deputetë

Opozita shqiptare e njohur ndryshe si Lidhja Evropiane për Ndryshim ‘VLEN’ (Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari), Alternativa, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje) ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë, shkruan Portalb.mk.

VLEN do të garojë në të gjitha zonat zgjedhore. Bartës listash janë kryesisht krerët e partive.

Në zonën e parë është Izet Mexhiti, në zonën e dytë Afrim Gashi, në zonën e tretë Shener Bilali, në zonën e katërt Mendurim Zermanovski, në zonën e pestë Salim Sulejmani dhe në zonën e gjashtë Bilall Kasami.

Lista e kandidatëve për deputetë nga VLEN. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Lista e kandidatëve për deputetë nga VLEN. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI (Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak) ka bërë publik emrat e bartësve të listave.

Partitë maqedonase, LSDM-ja dhe VRMO-DPMNE-ja tani më kanë publikuar edhe listat e kandidatëve për deputetë në koalicionet e tyre.

Ndërkohë pritet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të konfirmojë listat.

Në zgjedhjet parlamentare garojnë gjithsej 17 parti dhe koalicione.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 zgjedhës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 8 maj, ndërsa fushata do të fillojë me 18 prill dhe do të zgjasë deri me 6 maj.