BDI konfirmoi listat për deputetë

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhje në të cilën u përcaktuan listat e kandidateve për deputetë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Ali Ahmeti, siç njoftuan nga kjo partia, njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programën e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, mbështeti formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit.

“Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

  • Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti,
  • Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku,
  • Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki,
  • Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein,
  • Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela,
  • Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

Zona 1
Blerim Bexheti
Ilir Hasani
Hatixhe Topalli
ASH

Zona 2
Sadulla Duraku
Skender Rexhepi-Zejdi
Dijana Toska
Aleanca për Shqiptarët
Basri Bajrami
Fatma Osmanoska

Zona 3
Sulejmani Baki
BDI
PDT
Deniz Ali

Zona 4
Enver Hysejn
Seat Zejnel BDI

Zona 5
Ziadin Sela
Musa Xhaferi
Arbana Pasholli
Ismail Jahoski

Zona 6
Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
ASH
Menduh Thaçi
Rina Ajdari
Bejxhan Iljaz
ASH
Sali Murat
Fatmire Isaku
Merita Mustafa
Arjanit Hoxha
Arta Bilalli
ASH
Emir Sulejmani
Valon Asani
Valdet Xhaferi
Faton Ahmeti

Kujtojmë se të shtunën (30.03.2024), Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës) me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor edhe zyrtarisht iu bashkua “Frontit Evropian” të udhëhequr nga BDI. Fronti Evropian përbëhet nga Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës)Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)Partia Demokratike Evropiane (PDE), Lëvizja Populli (LP)Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci (LTMDM)Unionin e Romëve (UR) dhe Partia Demokratike Turke (PDT). Në anën e kundërt është opozita shqiptare e cila në këto zgjedhje është bashkuar. Lëvizja BESA, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit) do të dalin bashkë në zgjedhje si Lidhja Evropiane për Ndryshim (VLEN)