(Vetë)vrasje në një familje nga Kumanova

Në një ndërtesë në Kumanovë, ku ndodhi tragjedia në një familje, prezent ishte edhe djali 8 vjeçar, i cili kishte përjetuar tragjedinë e kësaj familje, transmeton Portalb.mk.

Ai ishte i mbyllur në një dhomë, kur prindi i tij ishte përleshur me nënën dhe gjyshen e djaloshit. Tragjedia kishte ndodhur rreth orës 02:00 në mesnatë.

Raportohet që 46 vjeçari D.J. nga Kumanova ka vrarë me thikë gruan 40 vjeçare E.A.J. dhe nënën e sa D.J., për të vazhduar tragjedinë me vetëvrasjen e tij. Dhunuesi i vetëvrarë nuk i kishte përballuar plagët e marra nga gjuajtja prej dritares, duke ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës.