Vendimet e Qeverisë për dy drejtorët në M-NAV, ndërtimin e dy centraleve elektrike dhe ushtrinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka propozuar shkarkimin e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe Drejorin Ekztekutiv, Fahrudin Hamidin dhe Lube Stamenovskin nga anëtari i Këshillit Drejtues nga Sh.A. “M-NAV” – Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme qeveritare, Qeveria i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare “M-NAV” – Shkup të shkarkon Fahrudin Hamidin nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv, si dhe Lube Stamenkovskoin nga detyra e Anëtarit të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria në pozitën e Hamidit ka propozuar Hekuran Asanin, ndërsa Milan Koraqin e ka propozuar në vend të Stamenovskit.

Në këtë seancë u miratua Vendimi për fillimin e procesit të transformimit të prodhimit të energjisë elektrike me centrale gazi hidrogjenik. Qeveria e angazhoi Sh.A. EMV që të angazhon një investitor strategjik për ndërtimin e dy centraleve me gaz-hidrogjeni, një në Negotinë me kapacitet 800 MW dhe tjetri në Negotinë me kapacitet 250-300 MW.

U miratua vendimi për trajnimin dhe ushtrimin “Trojan Footprint 24” në Maqedoninë e Veriut, si anëtare e NATO-s. Këto ushtrime pritet të realizohen në periudhën nga 16 janari deri më 16 mars të këtij viti.

Aktivitetet do të realizohen në hapësirat e Krivollakut, poligonin e gjuajtjes në Shkup dhe “Kraste” – Shtrip.

Ndërkohë, në M-NAV sot ka hyrë Policia financiare. Nga atje për mediat njoftojnë se do të bëjnë kontrolle për të parë a ka dyshime për vepra penale në procedurat financiare.

Pakënaqësitë në M-NAV vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Me gjasë nuk do të ketë edhe bllokim të fluturimeve, pasi Sindikata tha se nëse nuk shkarkohen drejtorët do të ketë bllokim, por meqë janë shkarkuar, kjo pritet të mos ndodhë.

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, tregojnë se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme në Qeveri, përveç servilitetit”, tha paraprakisht Tasevski.

Zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet edhe nga dorëheqjet, paralajmëroi ai. Nëse drejtorët nuk shkarkohen nga detyra, sindikata bëri të ditur se nuk ka zgjidhje tjetër përveç bllokimit të fluturimeve mbi Shkup nga e mërkura (10 janar), kryesisht për sigurinë e pasagjerëve.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Por sulmi i 4 janarit u konsiderua më seriozi, i cili ndodhi nga të dyshuarit në krye me Nezirin, në Navigacionin e Maqedonisë, pasi kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski më 4 janar mbajti konferencë për shtyp së bashku me kontrolluesit e tjetë të fluturmeve, duke informuar se anëtarët e Sindikatës janë nën presion të shtuar nga menaxhmenti i M-NAV për shkak të kundërshtimit të sindikatës lidhur me shpalljen e fundit për punësime.

Nuk është hera e pare që Bekim Neziri sulmon të punësuarit në këtë institucion, ai në vitin 2010 ka rrahur edhe një kontrollor të trafikut ajror. Më 5 janar, Neziri së bashku me tre të tjerë në pranga u dërgua në Gjykatën Themelore Penale, por nuk iu shqiptua masa e paraburgimit.