Vegeta e tërhoqi nga shitja produktin e saj të famshëm

Kompania “Podravka” ka tërhequr nga tregu produktin “Vegeta Maestro” kripë deti me kokrra të mëdha në paketim 100 gram për shkak të pranisë së mundshme të “copave të trupit të huaj” në atë produkt, transmeton Portalb.mk nga A1On.

Produktet e “Podravka” janë tërhequr me datat e mëposhtme të skadencës – të përdoret më së miri deri më 4 prill, 8 mars, 15 maj, 9 qershor, 19 korrik, 15 gusht, 8 shtator dhe 6 nëntor 2024, si dhe 12 shkurt, 14 maj, 27 qershor, 9 korrik, 23 gusht, 21 shtator 2025 dhe 7 janar 2026.

“Arsyeja e tërheqjes së produktit është prania e mundshme e pjesëve të një trupi të huaj në produkt”, thuhet në deklaratë.

Kompania u bëri thirrje konsumatorëve që mund t’i posedojnë produketet në fjalë të kontaktojnë me ta.