RMV, AUV tërhoqi çokollatën “Milka Oreo” nga shitja për shkak të pranisë së plastikës

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se 37 gramë çokollatë “Milka Oreo” po tërhiqen nga dyqanet për shkak të pranisë së copave të plastikës, transmeton Portalb.mk.

Produkti është me numër serik OSK0934652 dhe ka datë skadimi 18 gusht 2024.

Çokollata prodhohet në “Mondelez Poland Production”, ndërsa importues është operatori ushqimor “TD Nelt”.

I njëjti produkt, me të njëjtin numër serie dhe datë skadence, u tërhoq nga tregu kroat pak ditë më parë për të njëjtën arsye – praninë e mundshme të copave të plastikës.