Në Kryqin e Kuq në Shkup është hapur këshillimore psikologjike

Në Kryqin e Kuq në Shkup është hapur një këshillimore psikologjike, të cilën mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe të specializuar, transmeton Portalb.mk.

Në këshillimore do të ofrohen seanca individuale psikologjike me profesionistë, këshillim profesional dhe mbështetje psikologjike, si dhe ndihmë për përballimin e stresit, ankthit dhe ngarkesave emocionale.

Orari i punës së këshillimores është çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 20:00. Një seancë zgjat 45–60 minuta. Terminet mund të caktohen në numrin e telefonit 072 271-048, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Kërkimi i mbështetjes psikologjike nuk është dobësi, por guxim. Ky është një hap drejt njohjes më të mirë të vetes, ekuilibrit emocional dhe një jete më cilësore”, thonë nga Kryqi i Kuq.