U shitën të gjithë biletat e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e radhës në futboll
Maqedonia e Veriut në ndeshjen e radhës do të ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve, aq sa është kapaciteti i caktuar për ekipin mysafir në Belgjikë, transmeton Portalb.mk.
“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të madhe për tifozët për interesin dhe mbështetjen që përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë në Gent për ndeshjen kundër Belgjikës”, deklaruan nga Federata.
Ndeshja do të luhet më 10 tetor në Belgjikë, Kjo ndeshje është në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
“Për shkak të kapacitetit relativisht të vogël të stadiumit të Gentit, nuk kemi mundësinë që të kemi një sasie shtesë të biletave për këtë përballje”, u arsyetuan nga Federata, duke theksuar se Maqedonia e Veriut do të ketë rreth një mijë bileta.