Për gjashtë muaj janë regjistruar 512 kallëzime penale për dhunë familjare në Maqedoninë e Veriut
Dhuna në familje nuk do të mbetet më prapa dyerve të mbyllura, të fshehura pas mureve të heshtjes dhe frikës. Me ndryshimet e fundit të propozuara në Kodin penal që i përgatitë Ministria e Drejtësisë, tani abuzuesi tani do të mund të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, madje edhe nëse viktima nuk parashtron denoncim. Do të mjaftonte dëshmitari, fqinji, familjari, miku, kalimtar i rastit të denoncojë dhunën në familje, ndërsa institucionet do të jenë të detyruara të reagojnë. Deri tani, shpesh ka ndodhur që viktima, e përballur me traumën, frikësimin ose varësinë ekonomike, të tërhiqet nga procedura, duke e lënë abuzuesin të pandëshkuar, raporton MIA.
Sipas të dhënave statistikore që MIA i mori nga Ministria e Punëve të Brendshme, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 512 vepra penale në lidhje me dhunën në familje, shumica e të cilave janë kryer nga burrat – gjithsej 474 dhe shumica e të cilave kanë përfunduar me lëndime trupore.
Nga organizatat joqeveritare e përshëndesin vendimin për ndryshimin e këtillë dhe presin që të sjellë siguri më të madhe për viktimat dhe qasje serioze institucionale ndaj dhunës në familje. Edhe partitë politike u japin mbështetje ndryshimeve të reja. Konsiderojnë se ky ndryshim ligjor do të forcojë luftimin e dhunës në familje. Presin që të përmirësohen veprime të caktuara në pjesën e dhunës në familje.
Nga Ministria e Drejtësisë në përgjigjen për MIA-n theksojnë se me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal bëhet edhe ridefinimi i veprës penale “Lëndim trupor” nga neni 130 me mënjanimin e ndjekjes sipas propozimit në rastet kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të dhunës në bazë gjinore, dhunë ndaj gruas ose dhunë në familje ose nga urrejtja ose ndaj personit që është veçanërisht i rrezikuar për shkak të moshës së tij, pengesat e rënda trupore dhe shpirtërore ose shtatzënisë, me çka kjo formë e veprës do të ndiqet sipas detyrës zyrtare në përputhje me dispozitat nga Konventa e Stambollit.
Ndryshe, vetëm pesë ditë para se ta kryente vrasjen e Rosicës dhe babait të saj në Veles, 39-vjeçarit nga Shkupi, Ilija Stefanovski, gjykata ja ka shfuqizuar masën e ndalesës për tu larguar nga shtëpia dhe të paraqitet në polici me kërkesë të prokurorisë.