U përmbys varka me emigrantë në Egje, të paktën pesë të vdekur

Një varkë me emigrantë është përmbytur në detin Egje në afërsi të provincës bregdetare turke Izmir të hënën, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Gjashtë emigrantë tjerë janë shpëtuar, kanë njoftuar autoritetet turke, raporton agjencia AP, raporton Koha.net.

Ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për dy emigrantë tjerë, që rezultojnë të zhdukur.

Varka e gomës u përmbyt në afërsi të destinacionit turistik Cesme.

“HaberTurk” ka bërë të ditur se mendohet se emigrantët po tentonin të arrinin ishullin grek Chios.

Nuk është bërë e ditur për nacionalitetin e emigrantëve.

Shumë emigrantë tentojnë nëpërmjet detit për të arritur në ishujt grek me synimin që më pas të arrijnë në vende më prosperuese të Bashkimit Evropian.