RMV, komunikacioni hekurudhor po normalizohet, plotësohen kërkesat e stafit mekanik dhe ekzekutiv të Hekurudhave – Transporti

Prej pasdite do të duhet të normalizohet komunikacioni hekurudhor në vend i cili prej të premten ka qenë në ndërprerje nga personeli makinerik dhe ekzekutiv i Transportit hekurudhor. Kryetari i Sindikatës të makinistëve dhe përfaqësues i stafit ekzekutiv mekanik Toni Dimovski në një deklaratë për MIA-n tha se ndërpritet bojkoti sepse është përmbushur kërkesa e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë.

“Është përmbushur kërkesa jonë për pagesën e shpenzimeve rrugore. Bojkoti në HM “Transport” do ndërpritet me trenin 643 i cili prej Shkupit për në Manastir në vend se në orën 14:30, pasdite me vonesa do të niset përafërsisht prej 90 minuta”, tha Dimovski.

Stafi mekanik dhe ekzekutiv i Hekurudhave të RMV Transport nga e premtja pasdite nisi bojkotin me ndërprerje të plotë të punës për shkak të shpenzimeve të papaguara për muajin e kaluar.

Ndryshe, nëpërmjet emetimit të katërt të aksioneve nëpërmjet ofertës private, nga Qeveria e RMV-së do të ndahen 15,7 milionë euro shtesë për Hekurudhat e RMV-së-Transport. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në punën e kompanisë shtetërore për hekurudha, e cila ka borxh të madh prej 64,9 milionë euro, llogaritur deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Nga Komisioni për Letra me Vlerë informojnë se në seancën e 15-të kanë miratuar vendim me të cilin hekurudhës shtetërore i japin miratim që të emetojnë aksione.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më herët sqaroi se këtë vit nga buxheti i shtetit deri tani janë transferuar 10 milionë euro për të ndihmuar komunikacionin hekurudhor transportues, por edhe për të mbuluar shpenzimet tjera. Vjet janë transferuar 15 milionë euro ndaj ndërmarrjes hekurudhore.