U nda nga jeta Xhelal Xheladini, por këngët e tija nuk vdesin kurrë

“Si ta kthej ëndrrën në realitet”, ” Më duaj më ruaj “ , ” Lulja ime “, ” dashuria është një sëmundje” janë disa këngë hite të stërdëgjuara në hapësirat shqiptare të cilat dallonin për nga gjuha e pasur poetike e cila artikulohej nga një poliglot si Xhelal Xheladini i cili u nda nga jeta dje, njofton Portalb.mk.

Xhelal Xheladini
Xhelal Xheladini

“Vetëm muzika posedon fuqinë për të na transportuar në qendër të emocioneve, vetëm ajo e kthen një ditë të zymtë në një ditë me diell…..Nën lundrimet e tingujve për pak çaste ‘dy botërat takohen’, duke na e sjellur të kaluarën, kujtimet dhe njerëzit që nuk janë më.” Kjo është një nga frazat e këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili me artin e tij do ngelet i përjetshëm te adhuruesit e muzikës së tij.

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në Zvicër këngëtar i disa hiteve të  mëdha Xhelal Xheladini. Publiku më i gjërë shqiptar e njeh nëpërmjet hitit të madh “Si ta kthej ëndrrën në realitet” i cili fillimviteve të nëntëdhjeta shfaqej në programini e atëhershëm satelitor të TVSH.

I lindur në Kumanovë, më 25.12.1964, filloren dhe gjimnazin i mbaroi në qytetin e tij. Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Periudha e post-studimeve e gjeti në Zvicër, ku jetoi për 30 vite.

Autor, kompozitor, interpretues, krijues i mbi 100 këngëve. Autor i këngës legjendare ”atërim brutal në realitet”, këngë e cila përmes videoklipit të realizuar nga drejtori i fotografisë shqiptare Stefan Gajo, më 1996, u fut edhe me imazh në çdo shtëpi shqiptare dhe fitoi popullaritet të madh gjithëshqiptar.

Xhelal Xheladini nxori tri albume:Fjalë nga zemra-1993, Odisea – 1995, Koncert i lotëve-1998,

Më 2002 në bashkëpunim me krijuesin dhe muzikantin e njohur shkupjan Artan Kastrati, inçizoi këngën “Silueta” . Xhelali nuk eksperimentoi kurrë stile të reja, i mbeti besnik stilit të vet, përsëriste se  “muzika ose është e mirë ose e keqe, ajo nuk duhet të krijohet duke përcjellur trende ditore”.

Xhelali ka qenë redaktor dhe më pas kryeredaktor në revistën e njohur “Globi”me seli në Zvicër ku ka intervistuara figura të rëndësishme kombëtare dhe ka shkruar për tema me rëndësi. Gjatë luftës së Kosovës, ishte pjesëmarrës aktiv në koncerte ndërkombëtare, fondet e të cilëve ishin të destinuara për refugjatët kosovarë.

Shkrimi gjithmonë ka qenë pasion tjetër i tij. Më 2010, shtëpia e njohur botuese “Albas”  botoi romanin e parë të Xhelal Xheladinit ” 7 ditë në qiell” roman që mban totalisht vulën e tij filozofike, humaniste, një vals në mes reales dhe fiksionit. Më pas pasoi shkruarja e “Audicioni Rokambolesk” një pjesë teatrore unike.

Përkthyes i çertifikuar në Zvicër për gjashtë gjuhë, praktikues i oratorive të shkëlqyera, njeri i kultivuar, artist deri në frymën e fundit.

Në vazhdim sjellim tekste këngësh të cilat janë të sofistikuara me një gjuhë të përzgjedhur, puro poezi.

Xhelal Xheladini
Xhelal Xheladini

MË DUAJ, MË RUAJ – 1997

Nganjëherë më ndodhë të flas shumë

dhe ti thua jam ekstravagant,

Çka më flet goja gjithnjë zemra s’ma mendon

gabimet e mia n’gishta i numëron,

Çka më flet goja gjithnjë zemra s’ma mendon

gabimet e mia n’gishta i numëron,

Në jetë çdokush njëherë gabon

fjalët e mia keq interpreton,

 

Më duaj, më ruaj

në mua mos dysho,

të duhet pak vullnet e zemrën nuk ma vret

Më duaj , më ruaj

në mua mos dysho

të duhet pak vullnet e zemrën nuk ma vret

Mbase një ditë do të bindesh

se të kam dashur me gjithë zemër,

Atëherë shumë ujë do t’kaloj nën urë

koha për ne s’do të kthehet më kurrë

Nëse do hape kafkën time,

aty do ta gjesh vetëm një përgjigje,

Për ty dashuria aty është e shkruar

ti u beson atyre që n’a kanë ngatërruar.

Dua të dehem por asgjë nuk më deh

fytyrën time syri n’pasqyrë nuk njeh,

Egër revolta më dridhë si një qytet në tërmet

këmbanat rrahin, ndarja në derë troket.

 

Xhelal Xheladini
Xhelal Xheladini

LULJA IME , LULE

Lulja ime lule ,sa të dua lule

a e din sa fort

për ty zemra rrahë moj

a e din sa fort

për ty zemra rrahë moj

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi

Sa më shumë të shiqoj

aq më shumë më mungon

nëpër rrugët me kalldërma

ti më buzëqesh moj princeshë

nëpër rrugët me kalldërma

ti më buzëqesh moj princeshë

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi

Në ballkon kur më del

si një  lule në  pranverë  kur çel

të  isha zog të  fluturoj

një mall ty ta tregoj

të  isha zog të  fluturoj

një mall ty ta tregoj

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi

Në mes nesh ka diçka

ti s’mund të thuash se gjë s’ka

sa herë që takohemi

gjer në veshë skuqemi