RMV, konsensus politik për korrupsion mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në Kuvend

Disa organizata profesionale të gazetarëve dhe shoqata qytetare nga sektori i mediave në Maqedoni, njoftuan se, kundërshtojnë në mënyrë kategorike tentimet për kthim të reklamimit shtetëror në media, para zgjedhjeve, që të miratohen me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar i cili është në lexim të dytë në Kuvend. Alarmojnë se, ndryshimi i planifikuar në këtë ligj paraqet shkelje serioze të proceseve themelore demokratike përmes së cilit kërcënohet roli i pavarësisë së mediave dhe rregullatorit mediatik”, thuhet në kumtesën e këtyre organizatave.

Ata vlerësojnë se, në këtë mënyrë do të imponohet ndikim i fuqishëm partiak dhe varësia e mediave që mund të interpretohet si tentativë për ryshfet partiak dhe krijim të varësisë së mediave, që seriozisht e kompremetojmë varësinë e tyre dhe pluralizmin politik, ndërsa me atë edhe procesin e ardhshëm zgjedhor.

Njëkohësisht, vlerësojnë organizatat, cenohen edhe proceset eurointegruese sepse keqpërdoret flamuri evropian dhe sjellja me procedurë të shkurtuar të ndryshimit të ligjeve për mediave e shmang debatin e nevojshëm parlamentare, duke shkelur parimet e llogaridhënies dhe transparencës dhe të shmangies së ndikimit partiak.

Miratimi i ndryshimeve me procedurë të shkurtuar gjithashti i injoron kritikat nga ekspertë dhe organizata ndërkombëtare të cilat kanë shprehur vërejtje serioze për ndryshimet e propozuara ligjore, duke i vlerësuar si të pasinkronizuara me direktivat e BE-së dhe të dëmshme për peisazjhin mediatik dhe interesin publik në Maqedoni.

Ndryshimet e propozuara, shtojnë organizatat mediatike, janë në konflikt direkt me të drejtat themelore kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informimit, duke krijuara kushte të parabararta të tregut për llojin e ndryshëm të mediave dhe duke minuar principet e barazisë dhe transparencës.

“Kërkojmë tërheqjen urgjente të ndryshimeve të propozuara ligjore dhe apelojmë deri te partitë politike që t’i marrin parasysh vërejtjet dhe paralajmërimet tona. Vlerësojmë se është koha që të formohet një fond për pluralizëm në media, i cili do të mbështeste gazetari cilësore dhe produksion të llojllojshëm programor në kundërshtim me reklamimin shtetëror që shërben si vegël për ndikim dhe kontroll politik, si dhe të merren parasysh mundësitë e tjera të propozuara siç është lirimi nga tatimi për gazetarët dhe punonjësit mediatik”, thuhet në komunikatë.

Nënshkrues të këtij reagimi janë: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Këshilli i Etikës së Mediave të Maqedonisë, Instituti i Mediave të Maqedonisë, Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror, Instituti për Studime Komunikative dhe Qendra për Zhvillim të Mediave.

Ndryshimet e ligjit në fjalë u votuan në Kuvend në lexim të parë në nëntor të vitit të kaluar, me 78 vota “pro”. Sipas ndryshimeve të propozuara,  65% e fondeve për transmetimin e fushatave shtetërore do të shpërndahen çdo vit për pesë televizionet private kombëtare “Telma”, “Kanal 5”, “Sitel”, “Alfa” dhe “Alsat-M”,  25% e fondeve do të ndahen për televizionet që transmetojnë me satelit dhe radio në nivel shtetëror dhe 10% e fondeve vjetore për fushatat shtetërore do të drejtohet për transmetimin e tyre në televizionet rajonale dhe lokale. Në ndryshimet ligjore, propozohet që edhe  komunat të mund të realizojnë maksimumi katër fushata shtetërore në nivel lokal gjatë një viti.