U dogj vetura e prokurores publike në Maqedoni të Veriut

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme në Prilep, me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska, transmeton Portalb.mk.

Menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vend.

“Janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për zbulimin e autorit të krimit”, theksojnë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura dhe i kanë vënë flakën.