U dogj një veturë në oborrin e shkollës në Çair

Në orët e mesnatës në oborrin e Shkollës Fillore Komunale “Imri Elezi” është djegur një veturë, e cila ishte e parkuar në hapësirën e parkingut të shkollës, ku kishte edhe shumë vetura tjera, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 04:04 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Vëllezërit Rexhepagiq”, më saktësisht në parkingut e rrethit të shkollës, u dogj një veturë”, raportoi Policia, ndërsa Brigada për mbrojtje nga zjarret u kujdes për shuarjen e zjarrit.

Vetura e djegur është “Opel Astra”, pronë e qytetarit 56 vjeçar, N.Sh.