TROÇ me urologun Asim Musa për prostatën dhe tabutë: Çfarë i mban burrat larg doktorit?  

Problemet me prostatën, simptomat që shpesh neglizhohen dhe hezitimi i burrave për të kërkuar ndihmë mjekësore janë në fokus të këtij episodi të TROÇ me urologun Asim Musa. 

Në bisedë trajtohen zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës, shenjat paralajmëruese dhe rëndësia e kontrolleve të rregullta.  

Urologu shpjegon pse disa simptoma shfaqen gradualisht dhe ngatërrohen me ndryshime normale të moshës, si dhe cilat shenja kërkojnë vëmendje të veçantë. 

Një pjesë e bisedës i kushtohet edhe tabuve që vazhdojnë ta shoqërojnë shëndetin intim të burrave dhe idesë së gabuar se vizita te urologu e cenon burrërinë. 

Në frymën e fushatës Movember, mesazhi është i qartë, kujdesi për shëndetin nuk është dobësi, ndërsa kontrolli në kohë mund të parandalojë sëmundjet. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.