Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin Vjetor për Hulumtues të Rinj

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nën moshën 35 vjeç do të mund të aplikojnë në Bankën Popullore në Konkursin për Vjetor për Hulumtues të Rinj, ku vendi i parë do të marrë 130 mijë denarë, ndërsa i dyti 65 mijë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi jepet për të inkurajuar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimin e punimeve në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe për të promovuar kuadro të reja dhe profesionale”, raportoi Banka Popullore.

Këtë mundësi nuk do të mund ta shfrytëzojnë të punësuarit në Bankën Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore. Punimet duhet të dorëzohen në Bankën Popullore.

“Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punim të botuar tashmë, por jo përpara datës 1 janar 2024. Nëse dorëzoni punim që është botuar tanimë, autori duhet të tregojë se kur dhe ku është botuar punimi”, sqaroi Banka.

Mundësia për aplikimi do të jetë e hapur deri më 1 shkurt të vitit 2026.