Strugë: Tre zjarrfikës janë lënduar nga goditja elektrike gjatë shuarjes së zjarrit në çatinë e një shtëpie
Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit në çatinë e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Strugë, Feti Mazari, sipas të cilit paraqitja e rastit është bërë mbrëmë rreth orës 23:30 dhe kanë intervenuar gjashtë zjarrfikës.
Mazari deklaroi se zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe zjarri është shuar plotësisht.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër mbrëmë rreth orës 23:40 pat një kumtesë se është raportuar për zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë, pronë e A.S nga i njëjti fshat.
Pas intervenimit të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit (NjTKZ) në Strugë, tre zjarrfikës që kanë shuar zjarrin kanë përfunduar me lëndime nga goditja e rrymës.
Ata janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë ku janë konstatuar lëndime trupore me çka dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Po punohet në zbardhjen e rastit.