SPB Shkup aksion në disa lokale në Gazi Babë, është gjetur drogë, të miturve u është shitur alkool

Në rajonin e NJPB Gazi Babë në Shkup në periudhën kohore nga ora 23 më 30.03.2024 deri në orën 06 më 31.03.2024, në bashkëveprim me Inspeksionin e Punës, policë nga SPB Shkup, zbatuan aksion kontrolli në objekte hotelierike, transmeton Portalb.mk.

“Në një objekt hotelierike në f. Jurumleri, te një person është gjetur marihuanë dhe personi është privuar nga liria. Nga inspeksioni i punës është përgatitur raport për veprimtari të paregjistruar për shkak të mosposedimit të dokumentacionit për objekt hotelierie. Në një objekt hotelierie në fshatin Ilinden, janë gjetur 11 të mitur, me çka është e vërtetuar se një pjesë e të miturve është shërbyer me alkool, për çka do të dorëzohën kallëzime përkatëse”, njoftuan nga MPB.

Nga ana e inspeksionit të punës është përgatitur raport se një pjesë e të punësuarve nuk janë paraqitur në përputhje me ligjin për marrëdhënie pune.