Misioni i UNESCO-s të shkojë në terren dhe t’i shohë ndërtimet pa leje nga Radozhda deri në Shën Naum në Ohër, më pas të shkruajë raport, kërkuan organizatat joqeveritare

Institucionet kompetente prezantuan para misioniot reaktiv të UNESCO-s se, diçka është bërë, diçka punohet, ndërsa nuk kanë të dhëna të sakta dhe precize çfarë dhe ku është punuar. Në terren asgjë nuk është e dukshme, reagojnë organizatat qytetare të cilat kanë takim me ekspertët nga Qendra për Trashëgimi Botërire të UNESCO-s. shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Vërejtjet e UNESCO-s kanë të bëjnë më shumë me ndërtimet pa leje dhe urbanizimin në vijën e bregut të liqenit nga fshati i Strugës Radozhda deri në Shën Naum në Ohër, urbanizimi në rajonin qendror të qytetit, mosfunksionimi i kolektorit si dhe ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar “Galiçica”. Sektori joqeveritar kërkoi që misioni t’i sheh problemet personalisht në vend dhe jo të besojë në atë që u prezantohet në tavolinë.

“Të gjithë organizatat joqeveritare që ishin në takim janë me qëndrim të njëjtë të përbashkët se, asgjë nuk është bërë. Ua potencuam të shkojnë në terren dhe jo të besojnë kështu në formë të shkruar vetëm dhe në raporte të rrejshme. Ta vizitojnë edhe sistemin kolektor i cili nuk funksionon dhe rreth 150 ndërtime nga Radozhda deri në Shën Naum, të ndërtuara pa leje që legalizohen dhe ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar “Galiçica” dhe në bazë të atyre vizitave të bëjnë raporte. Në të kundërtën nuk ka efekt nga UNESCO, nuk ka efekt nga të gjtihë ato masa”, thotë Nikolla Kisellinov nga asociacione turistike “Biljana” nga Ohri.

Misioni kishte takim me ministren e Kultures Bisera Kostadinovska – Stojçevska si dhe me kryetarët e komunave nga Ohri dhe Struga, Kiril Pecakov dhe Ramiz Merko.

“Kemi përparim në përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s që e konfirmuan edhe anëtarët e misionit reaktiv të vëzhgimit me të cilët kemi interens të përbashkët të kontribuojmë për mbrojtje të plotë të rariteteve kulturore dhe natyrore përmes autenticitetit të së cilit e vulosim vlerën e Rajonit të Ohrit”, tha minsitrja Kostadinovska – Stojçevska.

Pecakov në deklaratën e tij e=ka potencuar përkushtimin e fuqishëm të Komunës së Ohrit për ruajtjen e trashëgimisë botërore të rajonit.

“I informova detajisht për të gjitha hapat të cilat si Vetëqeverisje Lokale i marrim dhe me kornizat kohore për realizimin e të njëjtave. Jemi të përkushtuar fuqishëm dhe nuk lëshojmë pe në zbatimin e rregullave veç më të përcaktuara për ruajtjen e statusit nga UNESCO”, tha Pecakov pas takimit i cili ishte pas dyerve të mbyllura.

Nga Komuna e Strugës thanë se, flitet për gjendjen momentale të bregut të liqenit dhe sfidat me të cilat përballet komuna si dhe kush janë hapat më adekuate për të ardhmen, me qëllim mbrojtja e bregut dhe organizatë më e mirë urbane.

“Qëllimi i takimit ishte vlerësim i gjendjes momentale të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe ndarjen e drejtimeve për aktiviteteve të ardhshme për mbrojtje adekuate”, thonë nga Komuna e Strugës.

Misioni reaktiv pas takimeve punuese me të gjithë institucionet e përfshira dhe të prekura si dhe organizatat joqeveritare do të përgatisë raport i cili do të shqyrtohet në sesionin e 46-të të komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s në korrik të këtij viti.

Ndryshe, Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO.

Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.