Spasovski: Nga shtatori në MPB do të ketë rritje të re të pagave për 10 përqind

Me Marrëveshjen e re Kolektive, parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik, ku përfshihet edhe policia e Maqedonisë. Rritja parashikohet të jetë që nga shtatori edhe atë prej 10%, si dhe një sërë përfitimesh të tjera që nënkuptojnë përmirësim të statusit social të policisë. Këtë e e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për portalin BRIF,  duke iu përgjigjur pyetjes nëse përfitimet nga Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive i mbulojnë edhe zyrtarët policorë, transmeton Portalb.mk.

“Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, flasim hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve tu rriten pagat”, thotë Spasovski.

Shkurt, ne i përdorim të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dispozicion, të gjitha në interes të punëtorëve, nënvizoi Spasovski.

Më pas Spasovski kujtoi se sa janë rritur pagat që kur ishte ministër.

“Kështu ka qenë që nga momenti kur kam marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse për gjithë këtë periudhë deri më sot janë rritur pagat me 25% për të gjithë punonjësit. Në të njëjtën kohë, të gjitha pagat e bonusit paguhen në kohë, ndërsa deri në vitin 2016 nuk janë paguar, ndaj punonjësit është dashur t’i mbledhin ato përmes procedurave gjyqësore. Për segmente të caktuara në Ministrinë e Brendshme, ku kemi ndjerë nevojën që njerëzit të jenë edhe më të motivuar, si Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, Forenzikës Digjitale, Departamenti i IPA-së… ata që realisht sjellin mundësi për fonde të reja – pagat e tyre në vitin 2020 u rritën deri në 30% për të mbajtur stafin dhe për ta motivuar më tej”, tha Spasovski.

Më 18 korrik, u nënshkruar Marrëveshja e re kolektive për sektorin publik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Ministria e Financave sqaroi që gjatë bisedimeve u vendos që nga marsi i vitit 2025 metodologjia e re e pagave do të llogarit rrogën në bazë të formulës që do të varet nga koeficienti dhe paga mesatare bruto.

“U dakordua që regresi për pushimet vjetore të paguhet në vlerë prej 10.000 denarëve neto për vitin 2023, ndërsa nga viti 2024 e tutje në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është rënë dakord që kjo vlerë të jetë së paku 30% nga paga mesatare neto”, raportoi Ministria e Financave.

Që të realizohet krejt kjo, ministri Besimi do të bën rebalanc te buxhetit në shtator, por nuk tregoi se për sa para do të ketë nevojë, sikur nuk tregoi se nga cilat fusha do të merren.