Vazhdon “Vera Tetovare 2023”, sonte Skena e Muzikës Serioze Shqiptare, mbyllet java me Takimet e Rekës së Epërme

Portalbi si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve këtu në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë  dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet.

Edhe këtë vit Komuna e Tetovës organizon ‘’Verën Tetovare 2023’’, nën moton “Festojmë në Vendlindje”. Të gjithë të interesuarit, të ndjekin detajet në faqen e komunës për programin, ndërsa aktiviteti filloi nga java e kaluar, netët vazhdojnë siç vijon:

31 korrik- Nata turke

1 gusht – Nata maqedonase

2 gusht- Nata rome

3-4 gusht- Netët shqiptare

 

Sonte në Tetovë mbahet edhe:

Orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor

Skena e Muzikës Serioze Shqiptare

31 korrik, e hënë

Ora:20.00

Vendi: Pallati i Kulturës

 

Takimet e Rekës së Epërme- Gostivar

e diel, 06.08.2023

Manifestimi Qendror

Ora: 11:30

Vendi: Magjistralja Dibër- Gostivar