Rrogat në sektorin publik, u nënshkrua Marrëveshja Kolektive ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe LSM-së
Sot në orët e pasdites u nënshkruar Marrëveshja e re kolektive për sektorin publik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk.
Pjesë e ekipit qeveritar ishte kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i financave Fatmir Besimi, ministrja e punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska, si dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.
Ministrja sqaroi që Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, pas 15 vjetëve, do të siguron metodologji të re për llogaritjen e pagës prej marsit të vitit 2025, ndërkohë në shtator të këtij viti do të ketë rritje të rrogës për 10 % për 130 mijë të punësuar në sektorin publik, si dhe K-15 në vlerë prej 10 mijë denarë deri në dhjetor të këtij viti.
Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka reaguar në lidhje me këtë marrëveshje.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive pa përgjigje konkrete në çështjet e hapura dhe të parashtruara. Teksti final i MPK është privilegj vetëm i LSM-së dhe përfaqësuesve qeveritar”, deklaroi Nedelkov.
Ndryshe, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Jovanka Trençevska, më 10 korrik informoi se kanë arritur marrëveshje me sindikatat rreth rritjes së rrogës dhe çështje tjera. Prej shtatorit të këtij viti, pritet rritje e rrogës për 10 përqind.
Ministria e Financave sqaroi që gjatë bisedimeve u vendos që nga marsi i vitit 2025 metodologjia e re e pagave do të llogarit rrogën në bazë të formulës që do të varet nga koeficienti dhe paga mesatare bruto.
“U dakordua që regresi për pushimet vjetore të paguhet në vlerë prej 10.000 denarëve neto për vitin 2023, ndërsa nga viti 2024 e tutje në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është rënë dakord që kjo vlerë të jetë së paku 30% nga paga mesatare neto”, raportoi Ministria e Financave.
Që të realizohet krejt kjo, ministri Besimi do të bën rebalanc te buxhetit në shtator, por nuk tregoi se për sa para do të ketë nevojë, sikur nuk tregoi se nga cilat fusha do të merren.
- LEXO: Rritja e rrogës prej shtatorit në RMV, sindikata me kërkesa të reja, Qeveria tekstin përfundimtar do ta shqyrtojë të martë
- LEXO: RMV, nëse paga fillestare e një mësuesi është 29.258 denarë, nga shtatori do të jetë 32.183 denarë
- LEXO: RMV, për SASHK-un e papranushme Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik
- LEXO: Të punësuarit në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut do të marrin rritje të rrogës