Sot fillojnë ndeshjet e para në Europa League për sezonin 2023/24

Në orën 18:45, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa League do të nisë siparin e sezonit 2023-2024, ku në krahasim me vitet e tjera është rritur shumë niveli i skuadrave pjesëmarrës, duke e bërë kompeticionin akoma dhe më të bukur, raporton ABC.

Në fushë do të zbresin të para pretendentët kyresore për fitimin e trofeut, “të kuqtë” e Liverpool, “aspirinat” e Bayer Lerevekusen dhe “verdhekuqtë” e Roma, të cilat do të ndeshen respektivisht me austriakët e LASK Linz, suedezët e Hacken dhe moldavët e Sheriff Tiraspol.

Në përballje të tjera, Panathinaikos do të presë në “shtëpi” spanjollët e Villarreal, Qarabag-u i Redon Xhixhës do të përballet me norvegjezët e Molde, franceët e Rennes do të përplasen me izraelitët e Maçabi Haifa, ndërsa çekët e Slavia Prague do të udhëtojnë drejt transfertës zviceranë të Servette.