Nesër nuk do të funksionojë teleferiku në Shkup

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar që të premten nuk do të jetë në dispozicion të qytetarëve teleferiku, i cili pritet të jetë funksional menjëherë të shtunën, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë që të premten (22 shator), Teleferiku nuk do të punon për shkak kontrollit të rregullt teknik vjetor”, njoftojnë nga NQP “Shkupi”.

Ata sqarojnë që menjëherë të shtunën do të funksionon teleferiku me orarin e rregullt nga ora 10:00 deri 20:00, ashtu që nga 19:00-19:30 është ngjitja e fundit, ndërsa prej 19:45 është zbritja e fundit.