Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut këtë vit ka regjistruar rritje të turistëve në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa rritje më e madhe është regjistruar te numri i turistëve të huaj, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – korrik 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 25.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 1.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 44.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në korrik të këtij muaji janë regjistruar 197 273 turistë, 54 përqind e të cilëve janë të huaj.

Më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (35 087), Serbia (11 124), Polonia (5911), Holanda (5004), Rumania (4860) dhe Gjermania (3904).