Samsung do të jetë prodhuesi kryesor i ekraneve për iPhone 15

Samsung siç duket ka siguruar monopolin e furnizimit me ekrane të iPhone 15 këtë vit pasi kompania Kineze BOE ka dështuar të marrë aprovimin e Apple për prodhimin në masë të paneleve OLED, raporton PCW.

BOE, që duhej të furnizohen me panele OLED Apple për modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, po priste aprovimin nga kompania që prej muajit Mars por pati vonesa për shkak se prodhuesi hasi në probleme ku vihej re një rrjedhje e dritës në hapësirat e ekranit ku ka prerje siç është Ishulli Dinamik ku gjenden sensorët TrueDepth dhe Face ID.

Siç duket problemet që janë shfaqur kanë detyruar Apple të anulojë porositë duke bërë që BOE të humbasin shansin për të qenë një prej furnizuesve kryesor.

Sipas mediave Koreane, sasia e përcaktuar për prodhimin e ekraneve OLED nga BOE i është transferuar tashmë Samsung Display.

LG Display, një tjetër furnizues i Apple me ekrane OLED për të dy modelet iPhone 15 Pro, ka marrë aprovimin e kushtëzuar vetëm për modelet e vogla iPhone 15 Pro ndërsa aprovimi formal për iPhone 15 Pro Max ende mungon.

Kjo e lë Samsung si furnizuesin e vetëm të katër modeleve iPhone 15.