Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj rroga mesatare mujore neto është 45 796 denarë, ashtu që në disa sektorë ka pasur rrogë sa dyfishi i rrogës mesatare në nivel vendor, transmeton Portalb.mk.
Në sektorin e informimit dhe komunikimit rroga mesatare është 81 718 denarë, në sektorin e veprimtarisë financiare dhe të sigurimit rroga mesatare është 69 434 denarë, ndërsa në sektorin për akomodim dhe shërbim ushqimit rroga mesatare është 33 mijë denarë, ndërsa në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit është 35 627 denarë.
Krahasuar me majin e kaluar, rritja e rrogës mesatare është rritur për 11 përqind.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit për 23.9%, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 15.1% dhe Arsimi për 14.4%”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika.