Samsung dhe Microsoft prezantuan zgjidhjen e parë për pajisjet në ndërmarrje

Samsung Electronics në partneritet me Microsoft njoftoi hapin e parë mbi  planin të tij për të ristrukturuar sigurinë e pajisjeve celulare për klientët e biznesit. Ky bashkëpunim ka bërë të mundur certifikimin e pajisjeve në kompani ashtu edhe në ato personale, raporton EN.

Çertifikimi i i pajisjeve mund të ndihmojë në sigurimin e identitetit dhe mirëmbajtjes të pajisjes, duke verifikuar që ajo të mos jetë komprometuar. Ky çertifikim i pajisjes, i mbështetur nga hardueri celular — i disponueshëm në pajisjet Samsung Galaxy[1] dhe i kombinuar me mbrojtjen nga Microsoft Intune — tani shton siguri dhe fleksibilitet të përmirësuar. Për ndërmarrjet, kjo është një shtresë shtesë e mbrojtjes kundër pajisjeve të komprometuara që pretendojnë se janë të njohura dhe të shëndetshme, duke përfituar akses në të dhënat e ndjeshme të korporatës. Për më tepër, organizatat tani mund t’u mundësojnë punonjësve sigurinë në pajisjet e tyre (BYOD), duke ju ofruar mbrojtje të një niveli të lartë sigurie. Për punonjësit, kjo do të thotë fleksibilitet i shtuar për pajisjet e tyre personale Galaxy për të aksesuer në mënyrë të sigurtë pajisjet në mjedisin e tyre të punës.

Në një peizazh me zhvillim të shpejtë me ndryshimin e zakoneve të punës dhe kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, Zero Trust është një model sigurie i bazuar në tre parime: supozoni shkeljen, verifikoni atë në mënyrë eksplicite dhe siguroni që të keni akses minimal.

Zbatimi i Zero Trust aplikohet nga industritë dhe klientët e sektorit publik, si [2]. Për zbatimin e sigurisë, kërkohet një qasje të gjithëanëshme, nga aplikacionet, rrjeti dhe vetë pajisjet, pavarësisht nga zotërimi dhe regjistrimi i tyre.

Në një bashkëpunim të ngushtë, Samsung dhe Microsoft e kanë mundësuar këtë. Samsung është lider global në industri për telefonat inteligjentë. Platforma e sigurisë Samsung Knox është tashmë e aksesueshme prej 10 vitesh. Në atë kohë, Samsung Knox është aktivizuar në më shumë se një miliard pajisje Samsung Galaxy. Rreth  30,000 biznese në 110 tregje mbështeten te Samsung Knox për të mbrojtur pajisjet e tyre nga sulmet kibernetike[3] dhe ofron zgjidhje sigurie cloud, platformë gjithëpërfshirëse, të cilat integrojnë kategori të ndryshme dhe ofrojnë siguri dhe privatësinë, të informuara nga më shumë se 65 trolon sinjale çdo ditë[4].  Me këtë partneritet, çertifikimi i parë i pajisjes celulare të mbështetur nga hardueri lidh urë midis konsumatorit dhe botës së punës, duke i lejuar ata tëpërdorin në punë pajisjet e tyre personale në mënyrë të sigurt.