Në disa sektorë të Maqedonisë së Veriut rritje, në disa tjerë ulje e numrit të punëtorëve

Industria e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti ka shënuar rritje të vogël të numrit të punësuarve për 0.5 % në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit qershor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie te  Energjia për 5.8%, Prodhimet intermediarepërveç energjisë, për 2.6%,  Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.7 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.1%”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që ulje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve të duhanit (15.8 %).

Enti sqaroi që në sektorin për prodhime kapitale është regjistruar rritje e numrit të punëtorëve për 12.5 përqind në krahasim me qershorin e kaluar, ndërsa u theksua pjesa e prodhimit të automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot me një rritje prej 15.8 %.