Sa semimaturantë vendosën të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, e sa në gjuhën shqipe?

Në Maqedoninë e Veriut janë kryer të dy afat e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, ashtu që në afatin e parë janë regjistruar 13 423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë 2 927 nxënës, transmeton Portalb.mk.

Në të dy afatet u regjistruan gjithsej 15 705 nxënës, ashtu që 11 171 janë nxënës që do të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 4 241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe.

Në të dy afatet, 4 653 semimaturantë u regjistruan në gjimnaz, ndërsa 10 823 në shkollat profesionale, ndërsa në Akademinë e Sportit u regjistruan 229 nxënës.

Testi klasifikues për afatin e dytë do të mbahet më 29 qershor dhe po atë ditë pritet shpallja e rezultateve.

Ndryshe, regjistrim i parë u mbajt prej 12 deri 15 qershor, ndërsa regjistrimi i dytë më 23 qershor.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës parashikoi mbi 25.000 vende të lira në të 109 shkollat ​​e mesme publike në vend. Hapësira më e madhe këtë vit është lënë në arsimin profesional, ku ka më shumë se 17.000 vende të lira, i ndjekur nga arsimi i mesëm me 6.000 vende të lira, ndërsa ka 570 vende të lira në arsimin artistik.