Rrugë, shkolla, çerdhe, salla, pishina, ujësjellës e kanalizim janë përfshirë te 829-të projektet e miratuara nga Qeveria e RMV-së
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 88-të ka miratuar 829 projekte në vlerë 15 miliardë denarë në pjesën e dytë të projekteve të dedikuara për komunat, transmeton Portalb.mk.
“Janë miratuar 829 projekte me vlerë rreth 15 miliardë denarë për rrugë, shkolla, çerdhe, salla sportive dhe sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimit”, sqaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Aziri.
Këto projekte I kanë përmbushur kushtet e përcaktuara në thirrjen publike për njësitë e vetëqeverisjes lokale. Përmes këtyre fondeve, planifikohet mbështetja e komunave për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Projektet e miratuara janë në kuadër të gjashtë ministrive, ku në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë planifikuar më shumë fonde (8 miliardë denarë), ndërsa më pak te Ministria e Sportit (544 milionë denarë).
Ndryshe, në thirrjen e parë janë marrë 288 projekte nga 78 komuna në vlerë prej 4.5 miliard denarë, ndërsa përmes Ministrisë për transport janë miratuar 800 milionë denarë.
Më 27 tetor të vitit 2024 u nënshkruan marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri.
Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.
- LEXO: Komunat e Maqedonisë së Veriut do të marrin nga Qeveria edhe 15 miliardë denarë për investime kapitale
- LEXO: Të premten do të ndahen edhe 50 milionë euro për komunat e Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Mexhiti
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore
- LEXO: Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga qeveria për asnjë projekt për të cilin ka aplikuar, janë refuzuar edhe komunat e Strumicës, Sarajt dhe Tearcës
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore