Microsoft ka zbuluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, “Diagnostic Orchestrator”, që arrin të diagnostikojë raste mjekësore jashtëzakonisht të ndërlikuara me një saktësi prej mbi 80 %, duke lënë pas mjekët e kualifikuar të cilët, pa burime shtesë, arritën të zgjidhnin vetëm 20 % të të njëjtave raste, raporton ABC. Sistemi përdor disa gjuhe kodimi dhe te dhena që sillen si panel ekspertësh, duke bashkërenduar disa modele të mëdha gjuhësore – përfshirë modelin më të fundit o3 të OpenAI, Gemini të Google‑it, LLaMA të Meta‑s dhe Grok të xAI. AI‑ja bën pyetje ndaj “pacientit”, përzgjedh analizat që duhen kërkuar dhe, pas marrjes së rezultateve, përpunon diagnozën përfundimtare. Kjo qasje imiton në mënyrë të detajuar logjikën klinike të mjekëve realë, përtej testeve me alternativa.
Platforma u testua mbi 304 studime rastesh të publikuara në New England Journal of Medicine. Në bashkëpunim me modelin o3, “Diagnostic Orchestrator” arriti saktësi 85,5 %, krahasuar me 20 % të mjekëve të vënë në të njëjtat kushte pa qasje në kolegë, libra apo sisteme të tjera. Kjo do të thotë se Inteligjenca Artificiale dha katër herë më shumë përgjigje të sakta sesa njerëzit. Mustafa Suleyman, drejtuesi i njësisë Microsoft AI, e quajti projektin “hapi i parë serioz drejt superinteligjencës mjekësore” dhe parashikoi se brenda 5–10 viteve sistemi do të bëhet “thuajse pa gabime”, duke lehtësuar ndjeshëm presionin mbi sistemet shëndetësore globale.
Microsoft thekson se teknologjia do të plotësojë punën e mjekëve dhe jo ti zëvendësojë ato. “Empatia, komunikimi me familjarët dhe vendimmarrja në situata te vështira mbeten pjesë e ndjesive njerëzore dhe këto vendime nuk mund te merren nga Inteligjenca Artificiale” thuhet në njoftimin zyrtar. Megjithatë, Inteligjenca artificiale premton të ulë kostot, falë caktimit me efikas të analizave dhe uljes së gabimeve ne diagnostikimin e një pacienti.
Microsoft thotë se aplikacioni i saj I fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale nuk është ende gati për tu përdorur Klinikisht, pasi testimet në fusha më të gjëra të mjekësisë duhet të vijojnë. Gjigandi teknologjik thotë se të dhënat e deritanishme janë dërguar për rishikim shkencor, ndërsa punon me rregullatorët për standarde të reja sigurie.