Të premten do të ndahen edhe 50 milionë euro për komunat e Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Mexhiti
Komunat e Maqedonisë së Veriut të premten do të marrin edhe 50 milionë euro shtesë për projekte komunale, projekte që kryesisht janë nga fusha e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk.
“Të premten, së bashku me kryeministrin, do të ftojmë të gjithë kryetarët e komunave për 50 milionë euro të reja, të cilat janë nga Ministria e Mjedisit Jetësor përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kanë qenë në dispozicion të ministrisë, por kur erdhëm ne, kishte 0 realizim”, sqaroi Mexhiti.
Mexhiti vlerësoi se ndarja e mjeteve për komunat nuk është bërë në baza partiake, pasi edhe për komunat që udhëhiqen nga opozita janë ndarë mjete.
“VMRO ka 4 komuna, BDI ka 10. Të gjitha 10 nga BDI ishin përfitues. Vetëm Saraji dhe Tearca kishin probleme, u dhamë afat shtesë që edhe ato të përfitojnë. 10 komuna të tjera gjithashtu kanë përfituar, përfshirë Strugën, Kërçovën, Plasnicën, Kërçovën, Likovën, Haraçinën.”, deklaroi Mexhiti.
BDI-ja ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, shtoi Mexhiti, pasi ka nevojë të mban anëtarësinë e cila po i largohet. Ai paralajmëroi edhe përçarje të Frontit Europian.
Më 27 tetor u nënshkruan marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri.
Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore
- LEXO: Ministri Perinski tregon nëse 100 milionë euro për komunat në 2024 do të jenë aq apo shumë më pak
- LEXO: Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga qeveria për asnjë projekt për të cilin ka aplikuar, janë refuzuar edhe komunat e Strumicës, Sarajt dhe Tearcës
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore