I mori mbi 22 mijë euro duke mashtruar se do ta punësojë qytetarin në Policinë e Maqedonisë së Veriut
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 43 vjeçares nën dyshimet se ka mashtruar një qytetare se do ta punësojë në Ministrinë për Punë të brendshme, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër M.L. (43) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal”, raportoi Policia.
E dyshuara disa herë ka marrë para nga viktima, duke përfituar gjithsej 22 500 euro.
“Me fjalë të tjera, e denoncuara në periudhën kohore nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me synimin për të përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është prezantuar rrejshëm se është e punësuar në MPB dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij që të punësohet në MPB”, sqaroi Policia.