Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë të sindikatave, të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Ndonëse anëtarët e këtyre sindikatave përbëjnë një pjesë të vogël të elektoratit amerikan, kandidatët presidencialë bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar mbështetjen e tyre. Siç njofton Zëri i Amerikës, sindikatat kanë një zë të fuqishëm në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në këtë shtet.
Në një tubim elektoral të Nënpresidentes Kamala Harris kishte një entuziazëm të madh mes anëtarëve të sindikatave për planin e saj për të mos taksuar të ardhurat që sigurojnë nga bakshishet punonjësit e sektorit të shërbimeve.