Prokuroria filloi hetimet rreth djegies së veturës së një gazetari në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka filluar procedurat hetimore për zbardhjen e rastit ku është djegur një veturë e një redaktori të televizioni lokal, transmeton Portalb.mk.

Hetimet, në bashkëpunim me punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pritet të zbardhin shkaqet e zjarrit dhe autorët që kësaj vepre penale,

Prokuroria dha udhëzime rreth gjetjes së incizimeve nga zona ku automjetit i është vënë flakë. Vetura u djeg në oborrin e shtëpisë së tij.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka kërkuar zbardhjen e rastit që ndodhi dje, ku është djegur vetura e Bllagoj Sersemovit, redakto i televizionit dhe portalit M-net.