RMV, ulje e çmimeve te produktet bimore, ndërsa rritje te produktet shtazore

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve të produktet bujqësore si dhe e shpenzimeve në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit janar të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 5.1 %, ndërsa tek autputi vërehet ulje nga 5.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te mjetet e shpenzuara në bujqësi kemi ulje për 5.9 %, ndërsa te mjetet e dedikuara për investim në bujqësi është shënuar rritje e shpenzimeve për 6.2 %. Më së shumti ulje ka pasur te plehrat mineral (14.9 %) dhe mirëmbajtja e objekteve (19.9 %).

Çmimet te produktet bimore kanë shënuar ulje për 7.8 %, duke veçuar drithërat dhe orizin (14.7 %), ndërsa çmimet te produktet shtazore ka shënuar rritje për 4.1 %.