RMV, u publikuan fituesit e Konkursit për përzgjedhjen e eseve më të mira

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpalosur fituesit e Konkursit për përzgjedhjen e esesë më të mirë me rastin e jubileut, 80 vjet nga miratimi i gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare 5 Maj, transmeton Portalb.mk.

Nxënësi Luka Stojanoviq fitoi çmimin te kategoria për nxënësit IV-VI, Iva Josifovksa te nxënësit VII-IX.

Tijana Atanasaova mori çmimin te grupi i nxënësve në shkollën e mesme I-IV.

Në kategorinë e nxënësve që mësojnë në gjuhën mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase, Riga Kurtaj e fitoi çmimin te kategoria e nxënësve IV-VI, ndërsa Erina Bajrami te VII-IX, kurse Aldin Murati te shkolla e mesme I-IV.