RMV, rigjykim për mjekun e dytë dhe të tretë të akuzuar për rastin me lehonën, më herët ishte dënuar i pari

Në Gjykatën Themelore në Strugë nesër do të fillojë përsëri gjykimi për mjekët Blerton Asani dhe Liljana Jovanovska, të pandehurit e dytë dhe të tretë në rastin me lehonën nga Dibra, e cila humbi mitrën, vezoren dhe veshkën gjatë lindjes në Spitalin e Strugës, raporton MIA.

Gjykata e Apelit në Manastir konfirmoi dënimin me burg për të pandehurin e parë, gjinekologun Muhamed Asani, ndërsa për dy të pandehurit e tjerë, të cilët u liruan nga akuzat, çështja u kthye në rigjykim.

Gjykatësi Jordan Jovanov informoi se në aktgjykimin që është kthyer nga Gjykata e Apelit nuk ka pasur vërejtje se çfarë duhet të ndërmerret dhe se në seancën e nesërme do të përsëriten provat materiale të paraqitura, pas së cilës do të vijojë aktgjykimi.

“Duke qenë se në aktgjykimin që është kthyer është shkruar që provat të vlerësohen sërish, do të ketë përsëritje të provave materiale të paraqitura dhe lexim të deklaratave të dëshmitarëve të dëgjuar dhe ekspertëve. Pas kësaj do të vijojë aktgjykimi”, deklaroi Jovanov.

Procesi gjyqësor kundër tre mjekëve, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij, doktor Blerton Asani dhe doktoreshës Liljana Jovanoska, zgjati rreth tre vjet dhe filloi nga e para tre herë për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve që e shqyrtonin çështjen. Për të akuzuarin e parë, doktor Asani, Gjykata në Strugë i shqiptoi dënim me tre vjet burg efektiv dhe ndalim për pesë vjet të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Tre vjet dënim efektiv me burg dhe pesë vjet ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjykata në Strugë më 21 nëntor i shqiptoi gjinekologut Muhamed Asani, i akuzuar i parë në rastin me lehonën nga Dibra, Jilldiz Veaposka të cilës pas lindjes me operacion cezarian në Spitalin në Strugë i ishin hequr mitra, vezorja dhe veshka. Në nëntor të vitit 2025-të, familjarë dhe kolegë të mjekut të dënuar kanë reaguar në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Themelore të Strugës.

Nga akuza u liruan i akuzuari i dytë, djali i tij Blerton Asani, i cili atëherë ishte në specializim për gjinekologji dhe e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanovska.

Procesi gjyqësor zgjati katër vjet e gjysmë, ndërsa e dëmtuara Veaposka shfaqi kënaqësi nga gjoba e shqiptuar, me vërejtje se faj në këtë rast ka edhe i akuzuari i dytë, i cili si specializant ka marrë pjesë gjatë operacionit cezarian.