RMV, një grua ka derdhur benzinë në një kafene, pastaj është kërcënuar se do ta djegë

Një grua nga Prilepi në një objekt hotelerie me një shishe me materie djegëse ka spërkatur dyshemenë dhe është kërcënuar se do ta djegë objektin, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët policorë nga SPB Prilep e kanë privuar nga liria K.I. (32) nga Prilepi pasi që ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 nga KP”, thonë prej atje.

Sipas policisë, gruan e ka paraqitur pronari i kafenesë.

“K.I. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet padi përkatëse”, kumtuan nga MPB.