Ditët e hapura janë mënyra për t’u treguar qytetarëve si investojmë në sigurinë e tyre, tha Petrovska në Tetovë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski sot në Tetovë morën pjesë në ekspozimin e pajisjeve ushtarake dhe shkathtësive të përfaqësuesve të Armatës, në kuadër të ditëve të hapura të armatës, të cilat organizohen në disa qytete në shtet me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarësimi në NATO, tha ministrja, është me rëndësi të jashtëzakonshme, qëllim strategjik të cilin e kemi arritur dhe jemi krenar me atë. Nëpërmjet këtyre ditëve të Armatës, qytetarët të cilët kanë edhe besueshmëri në Armatë munden prej së afërmi të njoftohen me pajisjen e saj dhe përfaqësuesit e armatës.

“Nëpërmjet llojit të këtillë të aktiviteteve duam që Armatën ta afrojmë te qytetarët te të cilët gëzon besueshmëri të madhe dhe kjo më gëzon. Duam që t’u tregojmë qytetarëve se çfarë është ajo që ne investojmë dhe si ne e garantojmë sigurinë dhe stabilitetin e tyre”, tha ministrja.

Dita e hapur në Tetovë është pjesë e ngjarjeve të planifikuara të cilat organizohen në shtatë qytete, nëpërmjet të cilave do të shënohet 75 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 4 vjetori i anëtarësimit të vendit në këtë aleancë ushtarake. Deri më tani, ngjarja është mbajtur në Strumicë, Kavadar dhe Shtip, ndërkaq javën e ardhshme do të mbahet në Ohër, Prilep dhe Shkup.