RMV, është vjedhur stemë shtetërore nga ndërtesa e një ambasade të huaj në Shkup

Në Policinë e Shkupit dje është denoncuar se nga ana e pasme e ndërtesës së një ambasade të huaj në Shkup është vjedhur stema e saj shtetërore. Në kumtesën policore nuk theksohet se për cilën ambasadë bënhet fjalë, njofton Portalb.

“Më 16.04.2023 në orën 9:54 në SPB Shkup është denoncuar se nga fasada para hyrjes së një ambasade të huaj në Shkup është vjedhur stema e tyre shtetërore”, thonë nga SPB Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhje të rastit.